01 Qer

A ka sherbime pa limit?

Pa limit, apo falas perjete, jane karreme te cilet per shume kompani hostimi kapin nje numer te madh klientesh. Po sa e vertete eshte kjo? A ekziston nje sherbim pa limit, bandwith pa limit? A ekziston nje server pa limit ne momerie dhe procesim? Po nje kabull apo nje fiber qe perballon “pa limitin”?
Pergjigja e vetme eshte jo. Pa limit nuk ekzston. Edhe dielli nuk ka energji pa limit, pa limit nuk eshte as universi. “Pa limiti” eshte nje term joshes, por jo real. Nuk mund te kete, ndryshe nuk do te shpikej me asgje. Secili nga ne do te kishte nje gje pa limit dhe nuk do te kishte me nevoje per kompani qe ofron sherbimin ne fjale.

Te kuptojme disa gjera elementare
Nje kabull LAN (kabulli i internetit qe kemi ne shptepi) ne rast se eshte me i gjate se 30 metra, fillon te ndikoje ne shpejtesine e internetit, pra e ul ate. Edhe nje fiber optike nuk perballon me shume fluks se sa ka kapacitetin, pra ajo eshte e limituar ne kapacitet. Nje wireless shtepie nuk trafikon me shume se 150 mega ne sekonde. Nje antene po ashtu. Perquesi me i miri eshte Ari, po asnje prej nesh nuk ka nje LAN me tela Ari. Do te ishte nje marrezi, pasi ajo lloj fije duhet te zgjatej qe nga serveri qendror deri ne shtepine tone. Keto jane disa arsye pse termi pa limit eshte nje mashtrim.

Ajo qe eshte determinante per shepejtesine e webfaqes tuaj eshte, eshte pikerisht shpejtesia e internetit qe ka serveri. Pra duhet te jete nje kompani qe ka internet te shpejte. Kjo per nje arsyet te thjeshte, te arrije te perballoje kerkesen cizitoreve tuaj. Cdo klikim i tyre perkthehet ne trafik per kompanine ne fjale, harxhim interneti per te. Keshtu qe ai duhet te kete sa me shume internet. Por… edhe internet me shpejtesi pa limit nuk ka…

PA LIMIT ESHTE NJE SHERBIM NE MASE TE TILLE DISA FISH MBI MESATAREN E KONSUMIT TE MUNDSHEM